Ndarja nga jeta aktorit të humorit shqiptar, Zef Deda, Berisha ,Meta dhe Rama shprehin ngushëllimet

Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit, Zef Deda.
Përmes një mesazhi, Rama i jep lamtumirën Dedës, i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
“LAMTUMIRË i dashur Zef ”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar dhe një foto të aktorit të ndjerë.
Meta: Kujtimi i Zef Dedës do të mbetet përjetë në zemrat e shqiptarëve
Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, tha sot se kujtimi i Zef Dedës do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë shqiptare.
Meta publikoi një mesazhnë rrjetet sociale, pasi në media u njoftua se aktori i shquar shkodran Zef Deda kishte ndërruar sot pas një sëmundjeje të rëndë.
Meta shkroi: “Një humbje e madhe për humorin dhe artin shqiptar ndarja nga jeta e aktorit shumë të dashur për publikun, Zef Deda. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Deda. Kujtimi i Zef Dedës do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë shqiptarëve.”

Berisha u shpreh se sot është ditë zie për artin shqiptar, duke u shprehur se dielli perëndoi përfundimisht për artistin e talentuar.
Ish-kryeministri deklaroi se Zef Deda ia kushtoi që të gjithë dhuntinë e tij të vërtetave të mëdha të artit dhe shoqërisë.
“Sot është ditë zi e për artin, skenën, Shkodrën dhe artdashësit në mbarë Shqipërinë pasi dielli perëndoi përgjithmonë për artistin e mirënjohur të talentuar Zef Deda, ishte një artist që të gjithë dhuntinë e tij ia kushtoi të vërtetave të mëdha të artit dhe shoqërinë. Ai u nda nga jeta para kohe, duke pasur mundësi për të kapur maja të tjera në skenë dhe art.
Por mbetet i pavdekshëm me trashëgiminë e tij të shkëlqyer që le. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmeve, komunitetit artistik dhe qytetarëve të Shkodrës e mbarë Shqipërisë për këtë humbje të madhe. E nderojmë me një minutë heshtje, Zef Dedën”, tha Berisha.
Mjeshtri i humorit u nda nga jeta ditën e sotme pas një beteje 1-vjeçare me një sëmundje të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



