E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndarja nga jeta e Berlusconit, reagon kryeministrja Meloni: Lamtumirë Silvio, luftëtar i guximshëm
Politikë

Ndarja nga jeta e Berlusconit, reagon kryeministrja Meloni: Lamtumirë Silvio, luftëtar i guximshëm

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Silio Berlusconit, ku citon se “Me të Italia është mësuar të mos dorëzohet”.

Capture

Meloni në mesazhin e saj, shkruan se Berlusconi ishte një njeri që nuk kishte frikë të mbronte bindjet e tij dhe një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë.

“Silvio Berlusconi ishte mbi të gjitha një luftëtar, ai ishte një njeri që nuk kishte frikë të mbronte bindjet e tij dhe ishte pikërisht ai guxim dhe vendosmëri që e bëri atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë. Me të, Italia ka mësoi se nuk duhet t’i vendosen kurrë kufij. Mësoi se nuk duhet të dorëzohet kurrë. Me të kemi luftuar, kemi fituar, kemi humbur shumë beteja.

Dhe për të do të sjellim qëllimet që i kemi vënë vetes së bashku. Lamtumirë Silvio “. Kështu kryeministrja Giorgia Meloni në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale pak orë pas vdekjes së Berlusconit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.