Ndarja nga jeta e gazetarit Nebil Çika/ “Humba mikun e çmuar, sot do takoheshim”, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës tregon mesazhin e fundit me gazetarin
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Nebil Çika. Bejko ka ndarë në rrjetet sociale bisedën e fundit me gazetarin mbrëmë në darkë, ndërsa e kishin lënë të takoheshin sot.
Mes të tjerash Bejko thekson se ka humbur mikun dhe bashkëpunëtorin e tij më të madh.
MESAZHI I BEJKOS
E mërkurë.
Ora 17 55
-Fole?-Më pyet Nebili në Whatsapp.
Ora 17 57
– Fola, e lamë të takohemi prapë nesër, i thash.
Ora 18 16
-Ok,- më përgjigjet Nebili.
Stop!
Ky është komunikimi i fundit në këtë jetë me Nebil Çikën.
E enjte
Sa hap sytë në mëngjes, kap celularin dhe lexoj lajmin e familjarëve të tij, se qysh prej disa orëve më parë, Nebili, nuk është më në këtë jetë.
Kaq është jeta!
Shaka e madhe?
Të dashur miq.
Sot unë humba mikun dhe bashkëpuntorin tim të çmuar, aktivistin dhe publicistin e talentuar, antikomunistin dhe demokratin e vendosur, Nebil Cika. Familja, humbi njeriun e saj të dashur, shoqëria, mikun e vet të mirë, ish të përndjekurit politikë të diktaturës, avokatin e zjarrtë të kauzës së tyre, publicistika shqiptare, humbi një nga penat më të spikatura të saj këto 30 vitet e fundit.
Shumë plane, ëndra, synime, projekte librash, përmbushje kauzash të keqpërdorura mbetën në mes me humbjen e Nebilit.
Prehu në paqe vëlla!
Ngushëllime familjes, djemve dhe bashkëshortes për humbjen e tyre të madhe!
I përjetshëm kujtimi i Nebilit, këtij luftëtari të pa epur të çështjeve të mëdha të këtij vendi!
Ndërkohë Rregimeve i është bashkuar dhe ish-deputeti Artur Roshi.
REAGIMI
Ndahet nga jeta publicisti dhe gazetari Nebil ÇIKA
Sot në mënyrë të papritur nga nje atak në zemër ndahet nga jeta z.Nebil ÇIKA.
Eshtë një humbje jo thjesht për familjen, por edhe për gazetarinë shqiptare.
Nebili e nisi gazetarinë në gazetën lokale të Sarandës deri 1995, pastaj vazhdoi karrierën në gazetat më me zë të Tiranës.
Ishte një gazetar i talentuar.Ishte një publicist i spikatur.Jeta e tij në gazetari dhe publicistikë pasoi gjyshin e tij Nebil Çika i famshëm dhe me gjurmë në publicistikë shqiptare në vitet 1945.
Nebil ÇIKA njihej si një njeri me profil të qartë politik dhe ka mbajtur detyrën e kryetarit të ish-përndjekurve politikë antikomunistë.
Shkrimet e tij me profil konservator kishin ndikim në politikën e së djathtës shqiptare.
Analizat e tij do lejnë gjurmë në historinë e gazetarisë shqiptare.
Para disa ditësh më tha se priste botimin e librit të tij të radhës dhe se do isha i ftuar.
Më hidhërove shumë Nebil me ikjen tënde kaq papritur.
Do më mungojnë bisedat rreth politikës së ditës dhe përshëndetjet e tua të përditshme plot humor e xhentilesë.
U prehsh në paqe miku im i nderuar !
Lamtumirë miku im.
Me kosideratat më të larta për të,
Artur Roshi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



