E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërhyrja e paligjshme në “Prestige Resort”, Robert Rakipllari: Fushatë shumë agresive e drejtuar direkt nga kryeministri Edi Rama
Publik News

Ndërhyrja e paligjshme në “Prestige Resort”, Robert Rakipllari: Fushatë shumë agresive e drejtuar direkt nga kryeministri Edi Rama

Robert Rakipllari ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka nisur një sulm të egër prej kohësh ndaj bizneseve të ‘Hysenbelliu Group’.

“Kjo nuk është përpjekje për të rregulluar paligjshmërinë si propagandohet se nuk ka asnjë njoftim, që kompania të marrë masat vetë, ai resort është me leje, kryeministri ka qenë vetë aty” theksoi Rakipllari.

“Kjo është kulmi i një fushatë që shteti e qeveria ka ndërmarrë ndaj bizneseve të ‘Hysenbelliu Group’ që garantojnë pavarësinë dhe lirinë e këtij tekevizioni, mediave, News24 24, Balkan web e Panorama.

Fushatë që ka nisur prej kohësh shumë agresive e drejtuar direkt nga kryeministri Edi Rama.

Se ne jemi gazetarë dhe kemi të dhënat tona, të gjithë drejtuesit e institcioneve janë vënë nën urdhër politikë për të sulmuar këto biznese dhe për të goditur dhe shantazhuar linjën editoriale dhe pavarësinë e mediave.

Këto pamje të shëmtuara, më kujtojnë sulmin që Berisha i bëri gazetës “Koha Jonë”.

Kjo nuk është përpjekje për të rregulluar paligjshmërinë si propagandohet se nuk ka asnjë njoftim, që kompania të marrë masat vetë, ai resort është me leje, kryeministri ka qenë vetë aty.

Një shtet demokratik bën disa procedura, jep një afat, kjo nuk ndodh duke tmerruar punëtorët dhe turistët”, tha Robert Rakipllari.

Rakipllari thirrje ambasadës amerikane dhe organizatave të huaja në Tiranë: Të reagojnë, sulm i pastër politik

Rakipllari i bëri thirrje ambasadës amerikane, OSBE-së dhe të gjitha organizatave të huaja në Tiranë që të reagojnë për situatën e paprecedentë. Ai shtoi se askush nuk e ka fituar betejën me fjalën e lirë dhe nuk do ta fitojë as kjo qeveri.

“Fadroma në pikë të mëngjesit në një hotel me turistë të huaj është kulmi i një fushate të egër për të goditur biznese që garantojnë pavarësinë e medias. Ky biznes garanton lirinë e gazetarëve. Ka gjithë keto vite që jam në profesionin e gazetarit, i bëj thirrje ambasadës amerikane, OSBE, të gjitha organizatave të huaja në Tiranë të reagojnë.

Ky është sulm i qartë politik që bëhet në pikë të mëngjesit kundër një grupi biznesesh, janë edhe sulme të tjera, patrulla 24 orëshe që bëjnë presion mbi grupin Hysenbelliu. Askush nuk e fiton dot betejën me fjalën e lirë e nuk do e fitojë as kjo qeveri”, tha Rakipllari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.