E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërhyrje në tendera, zbulohen sms e biznesmenit Sota
Lajme

Ndërhyrje në tendera, zbulohen sms e biznesmenit Sota

 Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin në masës të sigurisë ndaj Sajmir Tahirit.

Gjykata urdhëron që Sajmir tahiri të paraqitet çdo javë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ndaj Sajmir Tahirit është vendosur detyrimi për t’u paraqitur pranë Prokurorisë.

Shkaku i kësaj kërkese janë bërë disa mesazhe në aplikacione What’s up që janë gjetur në celularin e Orest Sotës.

Në këto mesazhe, Orest Sota bisedon me gruan e Saimir Tahirit ku të dy flasin për ndërhyrje në tenderat e Ministrisë së Brendshme.

Nisur nga këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se kemi të bëjmë me afera korruptive të ish-ministrit dhe familjarëve të tij, shkruan Shqiptarja.com.

Pas bllokimit të pasaportës dhe daljes jashtë Shqipërisë për Saimir Tahirin, Gjykata e Krimeve të Rënda e ka shpërndarë vendimin në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.