E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nderimet e fundit për artistin Fadil Hasa, marrin  pjese Basha e Berisha
Lajme

Nderimet e fundit për artistin Fadil Hasa, marrin pjese Basha e Berisha

Artistë nga i gjithë vendi i japin sot nderimet e fundit në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, artistit të ndjerë tashmë, Fadil Hasa i cili nje dite me pare u nda nga jeta pasi humbi betejen me semundjen e rende nga e cila vuante.

basha

 

berisha

Njerëz të artit dhe kulturës, përfaqësues të institucioneve, miq e të afërm, gjithë grupi i artistëve të Durrësit e Shkodrës, etj., të prekur nga ndarja nga jeta e artistit të merituar, marrin pjesë në homazhet e një prej aktorëve të humorit, që bëri të qeshë me vite me radhë breza të tërë shqiptarësh. Ne homazhe ka marre pjese edhe kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha.

homazhe fadil6

Së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe deputetë e drejtues të Partisë Demokratike në Durrës, Basha vendosi një kurorë me lule në hollin e Pallatit të Kulturës në Durrës, ku u organizuan homazhet për nder të artistit të madh, Fadil Hasa.

Mesazhi i kryetarit Basha pas homazheve

Sot është një ditë e trishtuar për artin shqiptar, personalisht për mua si një admirues i Fadil Hasës që i vogël. Një nga njerëzit e pakët që në Shqipërinë e ditëve të errëta, dinte të sillte buzëqeshje dhe humor në shpirtrat dhe në shtëpitë e shqiptarëve.

Një ditë e trishtuar për artdashësit, për të gjithë qytetarët e Durrësit dhe të mbarë Shqipërisë. Kemi humbur një nga artistët më të talentuar të humorit shqiptar, I cili me groteskun e tij, por edhe me thellësinë e interpretimit të tij, jo vetëm në rolet e teatrit, estradës por edhe të kinematografisë, kapi dhe eksploroi lartësi të panjohura deri atëherë për artin shqiptar.

Kemi humbur, po kështu, një qytetar të devotshëm. Një prind shembullor, një kryefamiljar! Kemi humbur kështu, një mbështetës të Partisë Demokratike, anëtar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Sot dua tu shpreh nga zemra, ngushëllime familjes Hasa, vajzave të Fadilit, të gjithë admiruesve të tij anembanë Shqipërisë.

U prehtë në paqen e Zotit!

I paharruar kujtimi i tij!

425A6517425A6548

homazhe fadil5homazhe fadil4homazhe fadil3homazhe fadil2homazhe fadil1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.