Ndërpritet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, Shalsi: S’jemi për t’u tallur këtu, do kalojmë direkt në votimp
Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë ka vijuar përgjatë gjithë ditës me debate, ndërsa diskutohet për marrëveshjen për projektin e Portit të Durrësit.
Pak minuta më parë kryetari Eduard Shalsi ka kërkuar 2 minuta pushim dhe më pas rikthim vetëm për të votuar, duke ndaluar diskutimet. Në debat këtë herë është përfshirë sërish deputeti i PD, Agron Shehaj dhe zv.ministri i Financave, Besart Kadia.
Ndërsa Kadia po fliste, Shehaj ndërhynte duke kërkuar që dokumentet që anëtarët e PS po u referoheshin, t’i shikonte edhe ai nga afër.
Në debat është përfshirë më pas edhe Blerina Gjylameti si dhe Shalsi. Ky i fundit iu drejtua Shehajt duke i thënë që ta linte Kadinë të fliste, ndërsa tha se “këtu nuk kemi ardhur për t’u tallur”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



