E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërpritet mbledhja, plas sherri në Këshillin Bashkiak të Vlorës
Lajme

Ndërpritet mbledhja, plas sherri në Këshillin Bashkiak të Vlorës

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Vlorës është ndërprerë pas debateve të forta mes këshilltarëve, që nisën që në fillim të saj. Seanca u anulua pasi nuk u arrit numri i nevojshëm i votave për miratimin e rendit të ditës.

Sipas këshilltarëve të opozitës, rendi i ditës përfshinte një numër të lartë çështjesh për diskutim, plot 21 pika, si dhe pika të tjera shtesë. Ky fluks i madh temash shkaktoi diskutime dhe kundërshti në sallë lidhur me mundësinë e trajtimit të tyre brenda një mbledhjeje të vetme.

Pas debateve, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Vlorës, Elpiniqi Merkuri, vendosi ta hedhë rendin e ditës në votim. Nga procesi rezultuan 25 vota pro, një më pak se numri i nevojshëm për miratim.

Sipas legjislacionit në fuqi, miratimi i rendit të ditës kërkon të paktën 50% + 1 të votave të anëtarëve të këshillit, që në këtë rast përkthehet në 26 vota. Për shkak të mungesës së një vote, rendi i ditës nuk u miratua dhe mbledhja u ndërpre.

Pas votimit, këshilltarët e opozitës u larguan nga salla. Kreu i këshilltarëve të opozitës, Atird Hoxha, sqaroi arsyet e anulimit të mbledhjes dhe largimit të tyre.

Ndërkohë, është vendosur që Këshilli Bashkiak të mblidhet sërish nesër në orën 09:00 për të votuar çështjen e ndihmës ekonomike. Po ashtu pritet të përcaktohet edhe data për zhvillimin e mbledhjes së radhës së këshillit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.