E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërroi sot jetë, kush ishte poeti Arben Duka
Lajme

Ndërroi sot jetë, kush ishte poeti Arben Duka

Përveç se poet lirik, ai do të bëhej i njohur për vargjet e tij ku fshikullonte përmes ironisë dhe satirës personazhet më dominues të politikës shqiptare.

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte një prej politikanëve më të anatemuar nga pena e Arben Dukës. Ndonëse i njohur për bindjet e tij të majta, kritikës së Arben Dukës nuk i kanë shpëtuar as kryeministri Rama, apo personazhe të tjerë të PS-së.

Vlen për t’u theksuar që vargjet e tij ngjallnin reagime të forta mes qytetarëve, ku një pjesë e njerëzve e donin, por kishte edhe të tjerë që flisnin me një gjuhë urrejtje për poezitë e tij. Vargjet e fundit të publikuara nga i ndjeri në rrjetet sociale kanë pikërisht si personazh Sali Berishën.

Megjithatë Duka duhet kujtuar edhe për vargjet e tij lirike, prandaj poezia e mëposhtme është një himn për jetën dhe shpresën.

“Shpresën mos e humb

Thonë në jetë ka një vdekje,

Thonë në jetë ka një fund,

Thonë gjithë jeta është përpjekje,

Po ti shpresën mos e humb…”

Arben Duka është autor i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit.


Veprat

Nektari i këngëve

Njëmijë puthje

Ç’të bëj me fjalën?

Letra dashurie-në pesë libra të veçantë.

Unë isha një i vetëm

Intervistat e Kaso Kosës

Vetëm ty të kam

Gjiri i Virgjëreshë (i botuar gjashtë herë)

Ç’ja thoshte bilbili-humor e satirë

Pushtetarë dhe zagarë-humor dhe satirë

Grek o grek kokë goricë-satirë

Rroj se nuk vdes dot

Labovë moj Labovë-poemë.

Kristale të thyer

Dashuria është abstrakte

Aromë vajze

Heroi i dashurisë

Fisnikëria e ka një emër-kushtim për I.Hasanbelliun.

Vipa dhe rripa-humor dhe satirë.

Taksidarët e gjakut-satirë

Njeriu me bllok

Aliu dhe Saliu

Rebelohuni-satirë

Biri i shqiponjës-poemë për Heroin e Popullit-Jaho Gjoliku

Sa doli Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria-në dy volume

Arben Duka është “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Odries”, “Nderi i Lunxhërisë”, “Nderi i veteranëve të luftës”, “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.