Ndërrojnë jetë dy të plagosurit në Velipojë nga armët
Dy persona kanë ndërruar jetë pasi u plagosën më herët gjatë mbrëmjes së sotme me armë zjarri në Velipojë.
Raportohet se të dy viktimat janë identifikuar si shtetasit Ersid Hoxha dhe Ardis Ishmi.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 teksa ata u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezër, të idetifikuar si Eduard dhe Gëzim Frroku. Ngjarja dyshohet për motive të dobëta.
Dy personat e qëlluar me armë u dërguan menjëherë në spital, por nuk mundën t’iu mbijetonin plagëve të marra dhe ndërruan jetë. Është ngritur një grupi i posaçëm dhe po vijon puna për dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe për kapjen e autorëve.
Të dy u dërguan në spital, por nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra.
Janë mësuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Velipojë, ky dy vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku qëlluan për vdekje me armë zjarri shtetasit, Erild Ishmi 33-vjeç dhe Arsid Hoxha , 22-vjeç.

Mësohet se dy vëllezërit pronarë të një hoteli në Velipojë janë konfliktuar dy muaj më parë me viktimat.
Fillimisht autorët më 28 qershor kanë debatuar me kamarierin dhe kuzhinierin e hotelit te tyre, pas këtij debati një prej viktimave, Erild Ishmi, i cili kishte lidhje miqësore me kamarierin dhe kuzhinierin ka nisur debatin me dy vëllezërit.
Po atë ditë, si pasojë e këtij konflikti, policia ka kapur dhe arrestuar Erild Ishmi, të cilin gjykata e la në masën “arrest shtëpie”, masë e cila ishte në fuqi deri natën e sotme kur ndodhi ngjarja.
Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi:
Velipojë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.
Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



