E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë 53-vjeçari në Korçë
Publik News

Ndërron jetë 53-vjeçari në Korçë

KORÇË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë.

Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se në fshatin Progër, në garazhin e banesës së tij, është gjetur i pajetë, nga gazi i gjeneratorit një mashkull i identifikuar si Andrea Grazhdani.

Nga burimet mësohet se  53-vjeçari kishte 3 ditë që ishte kthyer nga Greqia për të vendosur kaldaja në shtëpinë, ku edhe do të festonte me familjen për festat e fundvitit.

Ndërkohë që për të dita e djeshme ka rezultuar fatale. Për shkak të mungesës së energjisë ai ka hapur gjeneratorin dhe është asfiksuar nga gazi. Ka qenë fqinji i tij që e ka lajmëruar Policinë pasi ka gjetur në mëngjes derën e garazhdit të mbyllur ndërsa do të vazhdonin punimet.

Njoftim i plotë:

Më datë 12.12.2021, rreth orës 11:00, në fshatin Progër, në garazhin e banesës së tij, është gjetur i pa jetë, pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 53 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga asfiksia e gazit të gjeneratorit që përdorte./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.