E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër
Publik News

Ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Gjirokastër gjatë mesditës së sotme. Një 60 vjeçar u godit me thikë.

Ndërkohë mësohet se i plagosuri i identifikuar si Ilir Ruco ka ndërruar jëtë në spitalin e  Gjirokastres.

Personi që qëlloi me thikë është ndaluar nga policia. Ai është Afrim Nazifi 57 vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:10, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin I. R., rreth 60 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë të mundur kapjen e autorit, të cilin po e shoqërojnë për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.