E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë aktorja e njohur
Publik News

Ndërron jetë aktorja e njohur

Aktorja e njohur shqiptare Eva Pëllumbi ka ndërruar jetë, në moshën 66-vjeçare, në Gjermani, aty ku jetonte prej vitesh me familjen.  Eva Pellumbi lindi me 28.03.1953 ne Tirane dhe raportohet se edhe varrimi i Pëllumbit do të bëhet në Gjermani. 

eva pellumbi

Për publikuan shqiptar ajo është e njohur për rolet në filmat shqiptarë si ‘Vajza me kordele të kuqe’, ‘Ëndërr për karrige’ apo edhe ‘Kapedani’.

Për publikuan shqiptar ajo është e njohur për rolet në filmat shqiptarë si ‘Vajza me kordele të kuqe’, ‘Ëndërr për karrige’ apo edhe ‘Kapedani’.

Përveç filmave, aktorja ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e Çufos nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun.

Në një intervistë për mediat vitin e shkuar, Eva Pëllumbi tregoi fillimet e karrierës së saj, dhe sesi kishin arritur që t’i hiqnin edhe autorsinë nga filmat.

“Vlash Dobroniku është i pari regjisor, që më ka vënë emrin në filmat e tij. Mua në ato vite nuk më kanë vlerësuar, nuk më shënonin emrin në filmat multiplikativë, ku unë bëja zërin e personazheve. Ato vite dhe ai që priste kartonin e kishte emrin në filmat multiplikativ ndërsa unë jo. Kjo më rëndonte shumë. Nuk donin. Ishte një mentalitet i kohës,”-thoshte Pëllumbi.

eva 6eva 5eva 4eva3eva 2eva 1

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.