Ndërron jetë bashkëshortja e ish-Drejtorit të Policisë së Shtetit
Një humbje e rëndë ka goditur familjen Rrumbullaku. Elsa Rrumbullaku, bashkëshortja e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën kishte kohë që përballej.
Lajmi është bërë i ditur nga miqtë dhe të afërmit e familjes, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet e tyre Rrumbullakut dhe dy djemve të çiftit, Marvin dhe Erlis.
Ceremonia mortore u mbajt këtë të hënë, ku familjarë, miq dhe kolegë i dhanë Elsa Rrumbullakut lamtumirën e fundit në një atmosferë të mbushur me dhimbje e respekt për figurën e saj.
Ngushëllime familjes për këtë humbje të parakohshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



