E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë kompozitori i mirënjohur
Lajme

Ndërron jetë kompozitori i mirënjohur

Ka ndërruar jetë kompozitori i njohur Aleksandër Lalo, në moshën 68-vjeçare. Mësohet se kompozitori Lalo ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Ai njihet si kompozitori i muzikës së shumë filmave dhe një nga ikonat e muzikës shqiptare.

Aleksandër Lalo është një nga kompozitorët më të njohur shqiptarë. Puna e tij më voluminoze ka qenë krijimi i kolonave zanore më të spikatura të kinematografisë shqiptare si dhe kompozimet e këngëve për festivale, nuk mungojnë dhe vepra simfonike. Një karrierë që nisi dekada më parë i ka dhënë kompozitorit një vend nderi në artin shqiptar.

Aleksandër Lalo lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku.

Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht ka arritur vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë të mrekullueshme.

Tingujt e harresës (1996) (TV)

Historiani dhe kameleoni (1989)

Treni niset më shtatë pa pesë (1988)

Dy herë mat (1986)

Fjalë pa fund (1986)

Asgjë nuk harrohet (1985)

Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)

Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)

Një vonesë e vogël (1982)

Shi në plazh (1982)

Shtëpia jonë e përbashkët (1981)

Thesari (1981)

Gëzhoja e vjetër (1980)

Nusja (1980)

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Dimri i fundit (1976)

Emblema e dikurshme (1976) (TV)

Duke kërkuar 5-orëshin (1974)

Odiseja e tifozëve (1972)

Të shoh në sy(1986)

Një gjeneral kapet rob (1980)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.