Ndërron jetë mësuesi që jepte mësim në shkollën ‘Omiros’ në Korçë
Mësuesi grek që jepte mësim në shkollën private “Omiros” në Korçë, ka ndërruar jetë
Vetëm pak ditë më parë ai u konfirmua pozitvi me Covid-19, duke alarmuar prindërit që kishin fëmijët nxënës në këtë institucion arsimor.
Mësuesi 51 vjeçar që fatkeqësisht ka ndërruar jetën, u konfirmua pozitiv me virusin vdekjeprurës në Kostur, ndërsa vuante prej disa sëmundjesh të tjera, që fatkeqësisht i rënduan gjendjen shëndetësore derisa sollën pasojat fatale.
Mediat greke bëjnë më dije se ditët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar. 51 vjeçari ishte babai i katër fëmijëve. Sakaq, është viktima e 7-të nga Kastoria që ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.
Kujtojmë që deri më tani në Greqi 51 persona kanë humbur jetën, ndërsa 1.415 janë të infektuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



