E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë motoristi që u përplas në Tiranë
Publik News

Ndërron jetë motoristi që u përplas në Tiranë

Ka ndërruar jetë në spital motoristi i cili u përplas këtë pasdite në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e Brrylit në kryeqytet,

Fillimisht drejtuesi i motorit mbeti i lënduar rëndë, ndërsa mjetin me të cilin udhëtonte u përplas fillimisht nga një makinë dhe më pas me një pemë. Shkak për këtë aksident mësohet të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilin drejtohej mjeti. I riu mbeti i gjakosur në tokë, i shtrirë në tokë, në pritje të ndihmës së pare që vonoi.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Bardhyl”  ju bëjmë me dije se: Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç.

Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Më herët, policia njoftoi se: “Më datë 30.03.2021, rreth orës 17:15, në rrugën “Bardhyl”  mjeti me drejtues shtetasin P. L., ka aksidentuar një motorr me drejtues ende të paidentifikuar rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.