Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare ipeshkvi i Vaut të Dejës
Ipeshkëvi i Vaut të Dejës, Simon Kulli, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur mëngjesin e sotëm, në moshën 52-vjeçare, si pasojë e një goditjeje nga tensioni i lartë.
Simon Kulli u emërua administrator i dioqezës së Sapës në Vau Dejës në vitin 2016, ndërsa një vit më vonë, në 2017, Papa e emëroi ipeshkëv të kësaj dioqeze. Ai zëvendësoi imzot Luçiano Avgustinin, i cili gjithashtu u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundjeje të rëndë.
Kisha Katolike e Shqipërisë pritet të dalë së shpejti me njoftime zyrtare lidhur me ceremoninë e varrimit, si dhe për emërimin e drejtuesit të ri të dioqezës.
Gjatë 9 viteve të shërbimit të tij, Simon Kulli i kushtoi jetën Zotit dhe besimtarëve, duke shërbyer me përkushtim dhe devotshmëri në komunitetin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



