E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë në moshën 62 vjeçare Profesoreshë IRENA BOGDANI
Publik News

Ndërron jetë në moshën 62 vjeçare Profesoreshë IRENA BOGDANI

U nda nga jeta në moshën 62 vjecare një profesoreshë shumë e dashur për studentët e saj. Eshtë Irena Bogdani, që ditën e sotme, mori gjithë vëmendjen e Fakultetit te Ekonomisë dhe vetë ministres së Arsimit Evis Kushi.

Irena Bogdani nuk ia doli dot që të mundë virusin covid-19 që I mori asaj jetën para kohe dhe I ndërpreu gjithë punët e veta studimore.

Profesoreshë Irena lindi në gushtin e vitit 1958 në qytetin e Durrësit, ndërkohë që në 1981 u diploma me rezutate të shkëlqyera si “Ekonomiste për Kontabilitetin” në Universitetin e Tiranës. Që prej vitit 1982 jetën ia dedikoi mesimdhënies ku edhe kaloi më shumë se 38 vite, ku ajo kontribuoi me profesionalizëm, devotshmëri, korrektesë dhe integrtet për mësimdhënien e kërkimin shkencor.

Me mijëra student kaluan nëpër duart e Irena Bogdanit dhe e kujtojnë atë për rigorozitetin e profesionalizimin e treguar. Familjare e devotshme, një model qytetarie, një mikeshë e vërtetë, këto janë disa nga ndjesitë e shprehura nga të njohurit e saj pas kësaj humbjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.