E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë nga Covid-19 ish-mësuesi i Edukimit Fizik në Fier
Publik News

Ndërron jetë nga Covid-19 ish-mësuesi i Edukimit Fizik në Fier

 

Një lajm i hidhur vjen nga qyteti i Fierit, ku mësohet se një mësues ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, raporton neësbomb.

Behet me dije se Gëzim Muskaj, ish-mësues i Edukimit Fizik nuk ka mundur që ta fitojë betejën me virusin famkeq.

Lajmin e ka bërë me dije në një njoftim publik shkolla “Petro Sota”, ku thekson vlerat dhe emrin e tij.

“Sot ne humbëm një mik, shok,një ish- koleg, një ish- mësues të nderuar dhe të respektuar, ndërsa familja Muskaj të shtrenjtin e tyre;Gëzim Muskaj! Ai do t’i mungojë familjes së tij, do t’i mungojë kolegëve, sepse vlerat dhe emri i tij ,janë të pazëvendësueshëm dhe ne të gjithë do ta kujtojmë plot respekt! I paharruar qoftë kujtimi dhe emri i tij! U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.