E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë nga Covid-19  montazhieri i  TV Klan
Publik News

Ndërron jetë nga Covid-19 montazhieri i TV Klan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot duke tronditur gjithë qytetin e Elbasanit, por jo vetëm. Julian Buzo 35 vjeç ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Ai mori kurim prej disa ditësh në spitalin e Elbasanit, por kur gjendja u rëndua, u nis drejt Tiranës. Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe sakrificës së tij, ai nuk mundi ta mposhtë virusin.

Juliani la pas shumë dhimbje e lot, duke hidhëruar pa masë familjen e tij dhe gjithë të afërmit, miqtë dhe kolegët. Julian Buzo sapo ishte bërë babai i një vajze.

Ai e nisi karrierën e tij në median lokale në Elbasan. Ishte bashkëshorti i gazetares së njohur Odeta Gjevori e cila punon për emisionin “Stop” në TV Klan.

 

Prej vitesh Juli punonte si montazhier në Tv Klan. Stafi i newbomb i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Buzo për këtë humbje të madhe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.