E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë rrugës për në spital një nga personat që u shpëtuan në Pishë-Poro
Publik News

Ndërron jetë rrugës për në spital një nga personat që u shpëtuan në Pishë-Poro

47-vjeçari me inicialet A.A., dhe një 60-vjeçar me inicialet F.R., rrezikuan të mbyten sot ndërsa po laheshin në det.

Fatkeqësisht, me gjithë ndihmën e pushuesve 60-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërsa 47-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë 

Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten.

Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.

60-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.