E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetën 46-vjeçari që u vetëplagos me armë zjarri, policia jep detajet
Publik News

Ndërron jetën 46-vjeçari që u vetëplagos me armë zjarri, policia jep detajet

46-vjeçari, i cili u vetëplagos me armë zjarri ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Josif Pashko”.

I plagosuri fillimisht u transportua në gjendje të rëndë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka shkuar ë vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë mbi vetëplagosjen me armë zjarri të një shtetasi ju bëjmë me dije se  :

Sherbimet e Policisë kanë bërë identifikimin e shtetasit S. A., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.