Ndërtimet pa leje, pezullohet shefi i Komisariatit nr.1 dhe 4 efektivë të Farkës (Emrat)
Pezullohet nga detyra shefi i komisariatit nr.1 në Tiranë Bujar Mehmeti. Po ashtu janë pezulluar 4 zyrtarë të policisë Farkë.
Vendimet kanë lidhje me ndërtimet pa leje në këtë zonë. Efektivët janë njoftuar nga drejtoria e standardeve në Policinë e shtetit se janë pezulluar, ndërkohë që vijon procesi i verifikimit.
Janë pezulluar nga detyra shefi i postës policore Farkë Flamur Sula, agjenti i policisë Alban Rama si dhe inspektori i zonës Nazmi Karreçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



