NDËRTIMI I SHKOLLËS TE BUJQËSORI, ASAMBLEJA E UNIVERSITETIT PËRSHKALLËZON PROTESTËN: MERRET VENDIMI DRASTIK
Asambleja e Universitetit të Bujqësorit ka vendosur të përshkallëzojë protestën e nisur prej ditësh.
Mësohet se Asambleja ka vendosur të bojkotojë mësimin. Para universitetit Bashkia e Tiranës do të ndërtojë një shkollë të re. Mirëpo kjo është kundërshtuar nga pedagogët dhe studentët pasi sipas tyre cënon territorin e universitetit.
Shkolla do të ndërtohet në fidanishten ku zhvillohen praktikat studentore, ndërkohë nga ana tjetër bashkia pretendon se shkolla është nevojë për komunitetin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



