E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërtimi në hapësira publike, shoku i kryetarit të bashkisë lejohet
Lajme

Ndërtimi në hapësira publike, shoku i kryetarit të bashkisë lejohet

Shoku i kryetarit të Cërrikut nuk pyet për Ramën, zapton liqenin e Banjës

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar prej kohësh që hapësirat publike duhet të lirohen dhe të mos zihen pa leje. Por siç ndodh shpesh në Shqipëri, edhe ky urdhër ka një përjashtim të padukshëm por të njohur për të gjithë: ai nuk vlen për miqtë e pushtetit.

Një denoncim i ardhur nga zona e hidrocentralit të Banjës në Gramsh hedh dritë mbi një ndërtim të paligjshëm në një zonë që vetë kryeministri e ka shpallur si destinacion turistik. Sipas qytetarit që ka bërë publik rastin, një godinë e madhe, e ngritur në tokë shtet, është ndërtuar pa asnjë leje ndërtimi dhe pa asnjë dokument ligjor.

Pronar i këtij lokali rezulton të jetë shtetasi Nertil Hoxha, një emër që lidhet drejtpërdrejt me politikën lokale, pasi është mik i ngushtë i kryebashkiakut të Cërrikut, Andis Salla. Dhe siç ndodh rëndom, kur ndërtuesi është “i lidhur”, institucionet mbyllin sytë.

Policia, IKMT dhe IMT? Të zhdukura nga terreni.

Nuk ka asnjë ndërhyrje, asnjë prishje, asnjë bllokim. Ndërkohë që të njëjtat institucione nuk kursejnë as shitësit ambulantë që vendosin një çadër për të shitur shalqi në rrugë, për lokalin në tokë shtet, nuk lëviz askush.

“Vetë Rama e ka shpallur atë zonë turistike, dhe sot ndërtohet pa asnjë leje një godinë e madhe në mes të saj. Si ka mundësi që nuk reagon askush? Apo ligji është vetëm për ata pa mbështetje politike?” – shkruan denoncuesi.

Ky rast është vetëm një ilustrim i qartë i standardeve të dyfishta që qeverisin sot Shqipërinë. Urdhrat janë për kamerat. Propaganda për mediat. Ligji për të dobëtit. Ndërsa për të fortët, për miqtë e kryetarëve dhe të Ramës, ligji është elastik si goma e një xhipi qeveritar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.