E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërtimi tek Parku i Autobuzëve, banorët sërish protestë më 5 korrik
Lajme

Ndërtimi tek Parku i Autobuzëve, banorët sërish protestë më 5 korrik

Ndërtimi tek Parku i Autobuzëve, banorët sërish protestë më 5 korrik

Ndërtimi tek Parku i Autobuzëve, banorët sërish protestë

Ditën e mërkurë, më 5 korrik, banorë të zonës së Parkut të Autobuzëve do të protestojnë sërish kundër vendimit të Kryebashkiakut Veliaj për të betonizuar të vetmen lulishte në atë zonë.

Qytetarët, të cilët dje protestuan për të tretën ditë radhazi deri në orët e vona të mbrëmjes, i kërkojnë bashkisë Tiranë të anulojë lejen për ndërtimin e një kompleksi pallatesh tek lulishtja, e cila prej vitesh ishte i vetmi ambient argëtimi e pushimi për fëmijet dhe banorët e kësaj zone.

Gjatë këtyre tre ditë protestash janë arrestuar 5 aktivistë dhe qytetarë e janë dhunuar nga policia disa të tjerë.

Bashkia Tiranë që nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë protestë.

Lajmi për dhënien e lejes së ndërtimit të një kompleksi pallatesh për një prej njerëzve më të afërt të Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj u bë publik më 30 qershor, vetëm pesë ditë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sipas Qytetarëve për Parkun, “kompania e ndërtimit ‘Arlis Ndërtim’ me shumë mundësi ka falsifikuar dokumentet e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, duke e spostuar njollën e studimit në një zonë përtej parkut”. Nëse këto fakte janë të vërteta, bashkia Tiranë ka dhënë leje ndërtimi bazuar në dokumente false.

Një muaj më parë, në zonën që sot është rrethuar dhe është bërë gati për fillimin e punimeve, punonjësit e Bashkisë Tiranë shkulën pemët dhe nisën degradimin e parkut. Ky park u inaugurua në prill të vitit 2015 nga ish-Kryebashkiaku Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.