Ndeshja Shqipëri-Angli në rrezik…
Shqipëri-Angli mund të vihet në rrezik për luajtjen nga arsye sigurie.

Gazeta ka mësuar se në direktivat e dhëna nga UEFA kërkohet largimi i ambienteve tregtare rreth stadiumit.
LETRA
Nisur nga direktivat që ka dhënë UEFA për ndeshjen kualifikuese të
Kupës së Botës, FSHF është vënë në lëvizje duke njoftuar dhe kërkuar nga IKMT
zbrazjen e hapësirës rreth stadiumit “Air Albania”.
Në ambientet komerciale të këtij impianti sportiv janë instaluar biznese dhe subjekte të ndryshme, të cilat operojnë në fusha të ndryshme, kryesisht shërbime bari-kafeterie.
Paraprakisht, për ne si federatë është shumë e rëndësishme të theksojmë se prania e këtyre operatorëve i jep jetë dhe kontribuon jo vetëm në mirëqenien e bizneseve, por edhe në larmishmërinë e shërbimeve që ofron ky impiant gjigant.
Gjithsesi, me shqetësim kemi konstatuar se zgjerimi i pazakontë i bizneseve në perimetrin e stadiumit ‘Air Albania’, çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një problematikë që del përtej zhvillimit të një biznesi, e duke u kthyer në një element penalizues dhe bllokues për funksionin bazë të këtij impianti, organizimin e ndeshjeve të futbollit.
Operatorë të ndryshëm bar-kafe kanë avancuar me ngritjen e strukturave
permanente prej hekuri dhe betoni në trotuaret e stadiumit, duke cenuar seriozisht standardet e sigurisë për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, por në fakt,
elemente themelore sigurie për çdo organizim ndeshjeje të çdo natyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



