E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndezi cigaren pranë karburantit, makina shpërthen në flakë
Lajme

Ndezi cigaren pranë karburantit, makina shpërthen në flakë

Një makinë është përfshirë nga flakët pranë një karburanti, si pasojë e ndezjes së një cigareje. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Sipas policisë, ndërsa makina kishte ndaluar pranë një karburanti për të marrë një porosi, drejtuesja e mjetit ka ndezur një cigare.

Për fatin e saj të keq, ka pasur rrjedhje gazi nga impianti i vendosur në makinë.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje kanë mbetur të lënduar katër persona, punonjësi i karburantit me iniciale D.M, drejtuesja e mjetit V.D, si dhe dy pasagjerët që ndodheshin në mjet me iniciale J.O dhe F.D.

Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grup hetimor po punon ndërkohë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i plotë

Më datë 27.12.2018, jemi njoftuar se në lagjen nr 9, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targa AA575PT, në pronësi të shtetases V.D, i cili ka qenë i ndaluar pranë një karburanti.

Për pasojë kanë marrë dëmtime shtetasi D.M, (punonjës i karburantit) drejtuesja e mjetit V.D, shtetasja J.O dhe shtetasi F.D, që ndodheshin brenda në mjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se në mjet ka pasur rrjedhje gazi dhe zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht, nga ndezja e një cigareje nga drejtuesja e mjetit.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.