Ndihmoi Adriatik Llallën ‘t’ia hidhte’ Vettingut, Komisioni i Disiplinës SHKARKON Heral Saraçin
Komisioneri Heral Saraçi
Komisioni i Disiplinës shkarkon komisionerin publik, Heral Seraçi.
Vendimi është marrë pas kërkesës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për shkelje të kryera nga komisioneri Saraçi.
Duket se mbyllja e dosjes së Vettingut për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, i kushtoi vendin e ri të punës Komisionerit Herald Saraçi, i cili u gjykua në Dhomën e Apelimit, pas kërkesës së trupës ndërkombëtare OMN, për shkelje të kryera nga komisioneri Saraci. Ky është i pari zyrtar që është kapur në shkelje nga vëzhguesit ndërkombëtarë, dhe i përket një prej institucioneve të vetingut.
Herald Saraçi, mori në kuvend votat e 11 deputetëve, nga 12 qe kishte komisioni, duke u zgjedhur Komisioner Publik, post të cilin e humbi sot.
Komisioneri Publik është një institucion i ngritur si pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka për detyrë përfaqësimin e interesit publik gjatë kryerjes së vetingut.
Sipas Kushtetutës ky institucion ushtron apelimin e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe përgatit raporte me shkrim në rastet e refuzimit për moszbatimin e rekomandimeve te Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim ne Kolegjin e Apelimit.p
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



