E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndihmuan biznesmenin të hiqte barrierën e rrugës para karburantit, 3 nga 7 punonjësit e ARRSH lënë qelinë
Lajme

Ndihmuan biznesmenin të hiqte barrierën e rrugës para karburantit, 3 nga 7 punonjësit e ARRSH lënë qelinë

Tre nga 7 punonjësit e ARRSH-së të arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës kanë lënë qelinë.

Pas kryerjes së hetimeve Gjykata e Durrësit vendosi detyrim paraqitje për Kastriot Brahën dhe Lek Tushaj, si dhe arrest shtëpie për Agron Hasën. Agron Hasa, Kastriot Braha, Afërdita Basha, Dhurata Lazaj, Spartak Tarkaj, Astrit Zenelaj dhe Lek Tushaj dyshohet se i shkaktuar një dëm prej 20 milionë lekë të reja buxhetit të shtetit. 7 punonjësit e ARRSH, akuzohen se miratuan lejen për hyrje-dalje të një karburanti në aksin rrugor të “Plepave” në Durrës, duke u bërë shkak për aksidente.

Në vazhdim të hetimeve policia ka bërë shpalljen në kërkim të biznesmenit Mustafa Koka, i cili ka përfituar 20 milionë lekë shpronësim për sipërfaqen e karburantit e cila prekej nga plani për zgjerimin e gjurmës së rrugës Durrës-Kavajë në zonën e plepave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.