Ndoka ka një porosi për Donald Lu/ Rama hajduti i vreshtit, Sajmiri rrushi…
Emisioni i sotëm i BOOM në RTV Ora News kishte një të ftuar special. Politikani dhe deputeti, Nard Ndoka, i njohur për karizmën dhe humorin e tij i dha “ngjyra” emisionit, ku foli rreth aktualitetit politik por jo vetëm. i gjithë emisioni u shoqërua me batuta mes zotit Ndoka dhe dy moderatoreve Fiori Dardha dhe Rozana Radi.
Lexoni më poshtë të zbardhur intervistën.
Fiori: Kryeprokurori si do të bëhet?
Nard Ndoka: Preferencë të veçantë personale nuk kam. Por të ishte një kryeprokuror që do ti bënte boom vërtet Prokurorisë do të ishte interesante.
Fiori: Nuk e kemi?
Ndoka: Nuk e di.
Rozi: Në faqen tuaj të fb keni vënë një status: Hajduti i vreshtit, që e kanë kapur me rrush në dorë, kërkon të caktojë rojën e vreshtit! Kush është hajduti dhe kush ka vreshtin?
Rozi: Rrushi kush është?
Ndoka: Rrushi është Saimiri.
Rozi: Mbahesh për këtë stilin tënd të veshjes. Pse imiton Kryeministrin Rama?
Ndoka: Kryeministri ngjyrën e ka filluar nga poshtë, çorapet. Vetëm çorapeve u ndryshonte ngjyrat. Filloi avash-avash, herë u vesh, herë u zhvesh.
Rozi: Ti me të veshurat mirë je, me të zhveshurat?
Ndoka: Jo mirë.
Rozi: Më thuaj ku vishesh dhe ku zhvishesh?
Ndoka: Në shtëpi.
Fiori: Edhe për të kërcyer Kryeministri ka kërcyer para jush.
Ndoka: Kryeministri për katër hapa kërcim bëri katër muaj prova, edhe ato katër hapa i bëri si basketbollist jo si kërcimtar, pa ngjyrë.
Fiori: Edhe në kërcim ja keni kaluar?
Ndoka: Nuk diskutohet. Edhe kosha nuk bën.
Fiori: Kështu të ishin të gjithë gjyshërit si ju zoti Ndoka. Mos të ka kompleksuar ky fakt?
Ndoka: Në asnjë mënyr, përkundrazi.
Fiori: Ky statusi i filozofit si ju ka bërë të ndiheni?
Ndoka: E ke parë Kryeministrin që i lexon ato statuset e mija, në të gjitha adresat, edhe ato fallso. i përdor, thotë të mos ndërhyjë njeri, më referohet. i jap një lloj ushqimi shpirtëror edhe Kryeministrit. Në përgjithësi kjo është për adoleshtët, por kryeministri futet herë pas here tek ajo moshë, adoleshentët. Në mënyrën e të menduarit, apo kur është aty para kompjuterit i vendos këmbët aty sipër tavolinës dhe ulet me 30-40 vite edhe me mendje.
Rozi: Ke djem shumë të bukur. Çfarë kanë marrë nga ty?
Ndoka: i kam i kam. Shpresoj të kenë marrë ndonjë gjë të mirë.
Rozi: Me këtë punën e femrave si ke qenë?
Ndoka: Që i ri u njoha me bashkëshorten, nuk ka fushë për pyetje aty.
Rozi: Vjet Ambasadori amerikan Donald Lu bëri një videoklip me Alar Band, ti nuk ke ndonjë aspiratë?
Ndoka: Për momentin jo. Por ti japim një porosi Ambasadorit.
Rozi: Peshqit peshqit.
Ndoka: Jo peshqit, për peshqit ja futi kot ai. Por të mos flasin shqip, të flasin anglisht. Kur flet shqip nuk e marrin seriozisht, mendojnë se është shqiptar apo thonë çfarë është ky kinez. Kur flet anglisht boom, e ka frikë edhe politika në anglisht. Ç’është ky muhabet?
Fiori: Prurjet e reja në Kuvend si ju duken?
Ndoka: Parlamenti është fushë e minuar, janë peshkaqenët e mëdhenj që do të rrinë prapë brenda. Dhe këto figurat e reja që vinë janë nën presion dhe trysni edhe të kryetarëve të partive, edhe kundërshtarëve.Është e vështirë kur ballafaqohesh për herë të parë, nuk duhet ti gjykojmë, kur një deputet del për herë të parë dhe ta sulmojmë. Hera e parë, apo jo Rozi, ka vështirësi. Vërej që në parlament ka individë që e meritojnë të jenë aty, është më i mirë se katër vjet përpara, ka një hap cilësor. Pastaj nuk është Akademia e Shkencave Kuvendi i Shqipërisë, është përfaqësimi i grupeve të interesave të qytetarëve. Këta jemi ne, ne e duam Kuvendin në qiell dhe njerëzit janë në tokë. Duhet të pranojmë ata që kanë zgjedhur qytetarët në fund të fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



