E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndrangheta planifikonte  të prodhonte djathë në Shqipëri: Aty ecin shumë produktet kalabreze…
Publik News

Ndrangheta planifikonte të prodhonte djathë në Shqipëri: Aty ecin shumë produktet kalabreze…

Zbardhja e përgjimeve të një grupi kriminal në Itali ka ngjallur debat edhe në Shqipëri, pasi zbulimit të planeve që ata bënin për t’iu “futur biznesit” në vendin tonë.

Ata përmendnin leje ndërtimi apo licenca për biznes, por përveç akuzave politike që kanë prodhuar këto përgjime, asgjë nuk provon me fakte deri tani, se italianët kanë arritur të “kapin çfarë të kapin”.

Megjithatë grupi italian nuk është për t’u nënvlerësuar. Pjesë e tyre ishin politikanë, ish-policë dhe zyrtarë të tjerë, të cilët na treguan edhe një herë se si e shohin të huajt vendin tonë, kur bëhet fjalë për biznes. Po të njëjtat stereotipe si miku, politikani, përqindja, sekseri, e të tjera.

Pjesa e një përgjimi të zbardhur së fundmi, tregon se ky grup personash ende s’e kishin të qartë se në cilën fushë do të tentonin të “invesonin” në Shqipëri.

“Mjekësia ecën shumë aty”, thotë njëri prej tyre, ndërsa tjetri i përgjigjet “edhe turizmi pritet të shpërthejë”.

Por përveç “kapjes së shtetit” shqiptar, duket se italianët kishin edhe plane më “me këmbë në tokë”. Si përshembull ky përgjim që zbulon ambicien e tyre për të hyrë në tregun e bulmetit.

Pjesë nga përgjimet:

Ercole D’Alessandro: …. E di çfarë dua të them… se një miku im që është përgjegjës i të gjithë veterinerëve të Shqipërisë e që jep mësim në dy Universitete në Vlorë e në Durrës më ka thënë: Sa terren do?

Tommaso Brutto: “…Për perëndi!

Ercole D’Alessandro: ” 200 euro në vit 10 hektarë tokë të mjafton më tha?”

Antonio Gallo: “Thonë se do të nis turizmi si bomba…

Ercole D’Alessandro: “Do t’i them Dedonit të vij në Shqipëri e të bëj djathë…. këtu ecin shumë prodhimet kalabreze, pasi i vlerësojnë shumë këto produkte…”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.