E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndrenika: Jam për teatër të ri, por jo të përdoret për qëllime biznesi
Lajme

Ndrenika: Jam për teatër të ri, por jo të përdoret për qëllime biznesi

Veliaj:Asnje milimeter nuk merret  nga toka e Teatrit Kombetar.

Aktori Robert Ndrenika, në një intervistë dhene sot per gazetën “Dita”, thotë se shqetësimi i tij nuk është fakti që do shembet Teatri Kombëtar dhe do të ndërtohet një i ri, por qe hapesira e teatrit qe i takon artisteve mund ti jepet dikujt qe do shfrytezohet per qellime biznesi.

 

ndrenika 5“Kush do ta ndërtojë? Kjo është çështja. Ka shumë dyshime, nuk ka transparencën e nevojshme kur bëhet një ndërmarrje e tillë e madhe që ka edhe ndjeshmëri të lartë shoqërore, përtej komunitetit të artistëve…  Ajo që ne kundërshtojmë është dhënia e kësaj sipërfaqeje dikujt, një ndërtuesi privat le ta themi, dhe më këtë mendohet se është gjetur zgjidhja. Jo, kjo nuk është zgjidhja. Unë jam që të ndërtohet godina e re që t’i përkasë vetëm teatrit dhe artistëve dhe jo të përdoret për qëllime biznesi.

Unë flas në emër të artistëve, të atyre që kanë shkuar dhe atyre që do të vijnë. Flas pra edhe në emër të atyre artistëve të mëdhenj që nuk jetojnë më por që kanë bërë historinë e këtij teatri, si Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Prokop Mima, Violeta Manushi e sa e sa të tjerëve që të më falni që nuk po i përmend dot të gjithë këtu. Kur dal të protestoj pikërisht ata artistë të mëdhenj kam në mendje. Ndaj dhe pyes veten para se t’u drejtohem të tjerëve: Si do të silleshin ata përpara një akti të tillë? Unë po bëj atë që mendoj se do të bënin edhe ata”, thote Ndrenika.

 

Pas kesaj interviste, ka reaguar kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili në Twitter shkruan se Ndrenika është pro ndërtimit të Teatrit të Ri dhe e cileson kete lajm te shkelqyer.

Lajm i shkelqyer qe i madhi Robert Ndrenika eshte PRO Teatrit te Ri! Asnje milimeter nuk merret e garancia per kete eshte nje negociate ku aktoret dhe arkitektet behen pjese me po kete fryme bashkepunimi qe shfaq kaq bujarisht miku yne Ndrenika per Teatrin e Tiranen qe duam.

veliaj

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.