E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshe nga Rama, Kurti u jep nga 100€ bonus fëmijëve e pensionistëve për festa
Lajme

Ndryshe nga Rama, Kurti u jep nga 100€ bonus fëmijëve e pensionistëve për festa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pranë fëmijëve dhe pensionistëve gjatë këtyre festave të fundvitit.

Qeveria e tij do të subvencionojë me nga 100 euro të gjithë fëmijët, pavarësisht të ardhurave që kanë familjet e tyre. Më parë fëmijët kanë marrë ndihma financiare nga shteti në varësi të të ardhurave në familje, por këtë vit pa asnjë përjashtim apo dallim, të gjithë do marrin nga 100 euro.

Kurti thotë se sivjet Qeveria dëshiron që të gjithë fëmijët të mbështeten me nga 100 euro, raporton Indeksonline.

Kam kënaqësinë që sot do të miratojmë një vendim i cili përmbushë një premtim tonin të radhës. Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve, bazuar në të ardhurat e familjes. Kemi premtuar që çdo vit, secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët, pa dallim, të fitojnë nga skema dhe shuma të jetë 100 euro. Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues, ashtu që të ketë edhe dallim në mbështetje. Për ata që kanë më pak të ardhura, natyrisht se përfitojnë më shumë.

Por ndryshe nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama që u dha pensionistëve nga 50 mijë lekë të vjetra për festat e fundvitit, Kurti do u japë pensionistëve nga 100 euro bonus.

“Për të gjithë pensionmarrësit, këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurosh, përveç pensionit të rregullt që e marrin”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.