E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshim i papritur në Bashkinë e Durrësit
Publik News

Ndryshim i papritur në Bashkinë e Durrësit

Valbona Sako – Zhyljen Varfaj – Emirjana Sako

Kryebashkiaku i Durrësit Zhyljen Varfaj ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante prej më shumë se tre muajsh. Si shkak i kësaj dorëheqje thuhet se është gjendja shëndetësore e Varfaj.

Kujtojmë se Zhyljen Varfaj, i njohur dhe si “njeriu” i ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, ka marrë detyrën tre muaj më parë, pas dorëheqjes së kryebashkiakes Valbona Sako. Në atë kohë nënkryetar i Bashkisë, Zhyljen Varfaj u emërua kryetar pasi Valbona Sako dha dorëheqjen për shkak të një lapsusi mediatik, që në fakt i kushtoi shtrenjtë.

‘Ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, pasi në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 viktima’, u shpreh Sako në një televizion.

Por drejtuesit e qytetit bregdetar kanë gjetur dhe zëvendësuesen e Zhyljen Varfaj, për të mos e lënë shumë gjatë Durrësin pa kryetar në një kohë kur sfidat që ka lënë pas tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit janë të mëdha.

Emirjana Sako, Drejtoresha e Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit do të marrë dhe postin e kryetarit, të lënë bosh nga Zhyljen Varfaj. Madje, për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar të Varfaj, Emirjana Sako është emëruar pak ditë më parë nënkryetare që të përmbushte dhe këtë kriter për të marrë postin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.