E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshime drastike! Ja si ka qenë Antoneta Berishaj para operacioneve plastike
Lajme

Ndryshime drastike! Ja si ka qenë Antoneta Berishaj para operacioneve plastike

Tre muaj më parë, dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj u bënë protagoniste negative me rrahjen e Klea Prengës për shkak të ‘Kazanovës’ nga Fushë Arrëzi, Mir Pepa.

Dy motrat u vetëdorëzuan dy muaj pas rrahjes brutale. Prapaskena sjell foto ekskluzive të dy motrave para se t’u nënshtroheshin operacioneve plastike.

Ndryshimi është drastik. Vetëm një ‘sy i mprehtë’ mund t’i njohë.

Vendimi i gjykatës

Pasi gjykata la në arrest shtëpie goditësen Mariela Berisha dhe motrën e saj Antonela e la në detyrim paraqitje, viktima Klea Prenga iu drejtua publikisht, nëpërmjet Instagramit, gjyqtares Migena Laska duke e akuzuar se ka shtrembëruar drejtësinë.

Me sa duket, gjyqtarja Laska e ka konsideruar “plastike” gotën që shëmtoi rëndë fytyrën e blogeres Prenga, ndërsa për nënën e fëmijës dy vjeç, Mariela Berishën, asaj i erdhi keq që kjo nuk mundi të realizojë ëndrrën e saj për të futur në “kllapë” paratë e Mir Pepes, pinjollit të një kompanie të fuqishme të ndërtimi.

Blogeret Berisha nuk e goditën për çështje showbiz-i influencuesen Prenga. Ato nuk ia falën dëmin që u shkaktoi “gjoksi” i madh i saj, xhepit të tyre. Motrat Berisha për pak e sakatuan rivalen Prenga në mes të një restoranti në Tiranë, dhe nëse nuk do ndërhynin rojet e fuqishme, mund edhe ta kishin vrarë.

Jetmir Marashi alias Mir Pepa nga Fushë Arrëzi, ka marrë rolin e “P Diddy’s” shqiptar në sherrin e motrave Berisha me Klea Prengën. Në fillim u bë i njohur me aventurën që kaloi me modelen, po nga Fushë Arrëzi, Xhulia Marashi, me të cilën u martua për ca kohë duke i marrë edhe mbiemrin.

Pas disa aventurave në Dubai, u peshkua nga njëra prej motrave Berisha, Mariela. Motra tjetër, Antonela, e shoqëroi Marielën në të gjitha udhëtimet për në Dubai kur ndiqte “P Didin” e saj, Mir Pepën.

Në njërin prej këtyre udhëtimeve, ato panë që Klea Prenga qëndronte në një resort sheikësh me Mirin dhe që aty e piketuan për t’a “eliminuar”.

Ashtu si P Diddy, që dyshohet se ka vrarë reperin e famshëm të viteve ’90, Tupac, Antonela dhe Mariela përgatitën planin për të eliminuar rivalen e tyre me gjoks “extralarge”, mirditoren nga Athina, Klea Prenga.

Më në fund, një natë e gjetën në një restorant të njohur të Tiranës dhe, pasi e goditën me qelq në fytyrë, duket se ja arritën qëllimit duke e shëmtuar në formë të pariparueshme.

Shembulli i motrave Berisha, që kanë kaluar një pjesë të mirë të jetës në Milano, dhe Klea Prengës, të rritur dhe edukuar në Athinë, mbetet i njëjtë me atë të vajzave të rritura në Shqipëri, ndoshta pak më agresiv.

Pasi nuk gjejnë rrugën e duhur me jetën e thjeshtë që ofron Italia, Greqia apo Shqipëria, i ofrohen modelit “P Diddy’s”. Me ndërhyrje estetike dhe “Instagram” në dorë, futen në tregun e egër të Dubait. Çmimi është i lartë, si jeta e luksit, makinat dhe veshjet e shtrenjta; burg, gjymtim, depersonalizim.

Modelin e femrës që ndjek bosat si “P Diddy’s” po e ushqen e gjithë shoqëria jonë, ndërsa jua promovon imazhin e gënjeshtërt, të fshehur në Photoshop. Gjykata është bërë pjesë e saj. Gjyqtarja Migena Laska ka thyer të gjitha barrierat e një drejtësie që tregohet e “dhembshur” me vajzat që shkojnë e vijnë në Dubai me “pistoletë” në brez, në vend që t’i qëndrojnë pranë fëmijëve që kanë sjellë në jetë.

Motrat Berisha dhe viktima e tyre Prenga janë rivale të një “gjoksi” akoma më të suksesshëm, që erdhi me matrapik nga Italia. Rikja e reklamës, që nuk flet për seks por për kafe, do t’ua shkulte gurmazin të trejave nëse ato do guxonin ta pengonin në rrugën e saj. Këtë karakter dhune dhe tolerance zero, modelja e ka treguar në “Bigun” e fundit.

Po gjyqtarja Laska që nuk ka gjoks por mend, dhe në vend të matrapikut mban çekicin e drejtësisë, çfarë modeli drejtësie i ofron shoqërisë?

Ambasadori ynë në Zvicër, Mustafa Nano, nëse do ishte në Arnautstan, me siguri do shprehej për vendimin e gjyqtares Laska që i la motrat e dhunshme jashtë burgut, gati për një rrugë tjetër për Dubai: Ky është një vendim miserabël i një drejtësie të korruptuar deri në palcë! Drejtësia u përket atyre që zhvishen dhe paguajnë më shumë!Prapaskena

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.