E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshime në Kadastrën e Durrësit/ Ikën drejtori
Publik News

Ndryshime në Kadastrën e Durrësit/ Ikën drejtori

Mësohet se Rezart Elmazi ka dhënë dorëheqjen nga kreu i Kadastrës së Durrësit, ndërsa është komanduar përkohësisht në këtë detyrë Viola Hima, e deleguar nga ASHK në qendër.

Viola Hima, ka qenë zëvendësdrejtore dhe drejtore e komanduar më herët edhe në kadastrën e Vlorës, disa muaj më parë. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u njoftua se Genti Mahmutaj, drejtori i komanduar i Kadastrës së Pogradecit është larguar nga aty dhe është sjellë në Tiranë.

Ai kishte rreth një vit që ishte komanduar në Pogradec, në detyrën e drejtimit të Kadastrës së këtij qyteti, ndërsa tashmë është transferuar në Tiranë. Vendin e tij në Pogradec do ta marrë Ela Toçka. Ajo gjithashtu është e komanduar në krye të Kadastrës së Pogradecit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.