Ndryshime në Policinë e Shtetit, gruaja e Kufirit bëhet zëvendëse e Veliut
Enkelejda Tosku do të jetë drejtoresha e re e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë.
Ndërkohë Aida Hajnaj që ishte në krye të drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Shqipëri, do të marrë një tjetër post të rëndësishëm, atë të numri dy të Policisë së Shtetit.
Aida Hajnaj do të jetë zëvendëse e Ardi Veliut, që u zgjodh pak kohë më parë në krye të Policisë së Shtetit.
Ndërkohë Rebani Jaupi që lëviz nga posti i zv.drejtorit, merr një tjetër detyrë, atë të drejtorit të menaxhimit të të Dhënave në Polici.
Po ashtu në ndryshimet që strukturat drejtuese të policisë së shtetit po pësojnë, Altin Qato emërohet përfundimisht drejtor i Policisë së Elbasanit, ku kaloi pak kohë më parë si i komanduar në një kohë kur situata e rendit në këtë qytet ishte mjaft e rënduar.
Bledar Çeliku emërohet drejtor i Njesësisë së Task-forcës, dhe Gjovalin Loka, nga drejtor i Policisë në Shkodë, emërohet drejtor i Rendit në Policinë e Shtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



