E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshimet kushtetuese, Soreca: Keqardhje që s’pati kompromis, kodi zgjedhor të diskutohet në Këshillin Politik para se të votohet në Kuvend
Publik News

Ndryshimet kushtetuese, Soreca: Keqardhje që s’pati kompromis, kodi zgjedhor të diskutohet në Këshillin Politik para se të votohet në Kuvend

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese lidhur me reformën zgjedhore.

Soreca shpreh keqardhjen që këtyre ndryshimeve nuk iu dedikua më shumë kohë, në mënyrë që të gjendej kompromisi mes të gjitha palëve politike. Megjithatë ai shton se kushtin për negociatat me BE-në e plotëson marrëveshja e 5 Qershorit.

Soreca thotë se që të implementohen këto ndryshime në kodin zgjedhor, kryesisht sa i përket hapjes së listave dhe nryshimit i formulës së koalicioneve parazgjedhore, është e rëndësishe të diskutohet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik, përpara se të votohen në parlament.

“Ndërsa pranojmë miratimin nga Parlamenti shqiptar të disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk u dha më kohë në fazën përgatitore për të gjetur një kompromis me të gjitha partitë në kuadrin e Këshillit Politik. Ndryshimet në kodin zgjedhor të miratuar nga Parlamenti më 23 korrik për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR, kanë përmbushur kushtin e vendosur nga Këshilli për hapjen e negociatave të pranimit në muajin mars.

Tani është thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor të nevojshme për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, me referencë të veçantë në listat e hapura dhe rolin e koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një bashkëpunim dhe gjithëpërfshirës përpara se të votohen në Parlament”, shprehet Soreca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.