Ndryshimet në Kodin Rrugor, Specialisti i trafikut Gerhard Baka :!Vlefshmëria e patentës deri në 15 vite, nëse i paguani gjobat brenda dy javësh, vlera ulet me 50%
Gerhad Baka, specialist trafiku ka prezantuar ditën e sotme disa nga ndryshimet në Kodin Rrugor.
Baka tha se disa kanë ndryshuar masat administrative dhe në rast pagese brenda 15 ditësh vlera e gjobës do të reduktohet me 50% ndërkohë që afati i vlefshmërisë së patentës është zgjatur deri në 15 vite.
“Kanë ndryshuar masat administrative. Në rast likujditeti brenda 15 ditësh, pagesa reduktohet në 50% të vlerës së gjobës. Më para mund të likujdohej 20% të vlerës brenda 5 ditëve. Tani është një kohë e mjaftueshme për likujduar gjobat. Një ndryshim tjetër lidhet me lejet e drejtimit. Nëse më përpara duheshin 10 vjet për të bërë rinovimin, tani afati i vlefshmërisë është 15 vjet. Edhe drejtuesit e rinj pajisen me leje drejtimi me të njëjtin afat.
Edhe në rast se dikush ka mundësi ekonomike dhe mund të paguajë disa herë për të mos i pezulluar lejen e drejtimit, sistemi i pikëzimit nuk rimbursohet. Pikët sërish hiqen. Në rast se drejtuesi i mjetit konstatohet në shkelje, duke përdorur telefonin ose duke mos vendosur rripin e sigurimit parashikohet gjobë dhe pezullim të lejes së drejtimit. Gjithmonë ngelet edhe pjesa e pikëzimit”, u shpreh ai.
Baka foli edhe për evidentimin e rasteve të shkeljeve nga ana e shoferëve si dhe shpejtësinë e lejuar në disa akse të caktuara.
“Auto patrulla mund të konstatojë sjellje jo të rregullt të drejtuesve të mjeteve në segmentet inter urbane. Kur do të vërë re që një drejtues mjeti ka një sjellje të çrregullt do të sinjalizohet dhe do të ndalohet për t’iu nënshkruar të gjitha kontrolleve. Në rast sinjalizimi mund të merrem masa të tjera komform rregullave.
Janë disa akse, segmente rrugore që përmbushin kushtet për t’u konsideruar autostrada si Fier-Levan-Vlorë dhe rruga e Kombit ku është e mundur lejimi i shpejtësisë në 130 km/h. Janë të pakta segmentet që klasifikohen autostrada”, u shpre Baka.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



