Ndryshimi i brezave në Shqipëri… prindërit tanë kanë kritika të forta!
Me kalimin e viteve dhe brezat në Shqipëri kanë ndryshuar. Brezi i vjetër vjen nga sistemi komunist ndërsa të rinjtë nga një sistem demokratik.
Në ‘Vox pop-et’ e realizuar nga emisioni Ditë e Re, transmetuar në Ora News qytetarët kanë shprehur mendime të ndryshme mbi faktin nëse brezi i ri është më i mirë apo më i keq sesa brezi i vjetër.
Disa prej tyre thonë se brezi i sotëm është i paedukuar dhe se nuk i dëgjojnë.
“Ka shumë ndryshime. Atëherë kemi qenë më të dëgjuar, të edukuar. Ndërsa tani nuk të dëgjojnë as djemtë dhe as vajzat. Nuk ndryshon ky brez, sa vjen edhe bëhet më keq, që nga familja. Nëse ka dhunë në familje edhe fëmija mësohet me dhunë.”
Ndësa qytetarë të tjerë janë shprehur në avantazh të brezit të ri pasi kanë më shumë liri dhe mundësi për tu arsimuar.
“Është jashtëzakonisht shumë mirë. Nuk ka më mirë. Një shqiptar ka mësuar 7 gjuhë. Të gjithë dinë, vetëm unë nuk di. Në Amerikë më thonin ‘Good morning’, morning, morning i thoja dhe unë kaq. Ika një muaj qëndrova. Tani për brezin e ri ka liri, shkollim. Kush mëson?! Femrat mësojnë më shumë.”/Oranews
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



