Ndryshohet gjyqtari i çështjes për celularin e sekuestruar të Ajola Xoxës
Ndryshohet gjyqtari në çështjen e ankimimit të Ajola Xoxës për sekuestrimin e celularit dhe dokumenteve të “Partners Law”.

Çështja ka në qendër ankimimin e paraqitur nga Ajola Xoxës dhe shoqëria tregtare “***” sh.p.k. kundër vendimit nr. 736, datë 20 dhjetor 2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve.
Në bazë të listës vjetore të miratuar nga Zëvendëskryetari i Gjykatës, për gjykimet e rasteve urgjente, çështja do të shqyrtohet nga një trup gjykues monokratik, me gjyqtar Engert Pëllumbi.
Nëna e Ajola Xoxës paraqitet në SPAK, çfarë pritet të dëshmojë

Nëna e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK paraditen e sotme.
Mësohet se Valbona Xoxa do të merret në pyetje në lidhje me transaksionet e “Ava studio” dhe blerjet online nga karta e saj bankare.
Valbona Xoxa rezulton pronare e disa pasurive të paluajtshme dhe administratore e disa kompanive që pornar “de facto” dyshohet se kanë Ajola Xoxa. Kjo e fundit, shumë blerje online me fatura “të kripura”, i ka bërë në emër të nënës së saj, Valbona Xoxa.
Ajo pritet të pyetet edhe në lidhje me transaksionet me kompanitë e së bijës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe për vilën në Qerret.
Hetimet dhe verifikimet e pasurive të deklaruara nga Erion Veliaj dhe familjarët e tij, duke përfshirë Ajola Xoxën, Arbër Veliajn, Valbona Xoxën dhe Shqiponjë Veliaj, kanë identifikuar disa pasuri të patundshme në emër të këtyre individëve, duke përfshirë apartamente dhe vila në Tiranë, Kavajë dhe Fier.
Po ashtu nga hetimet është zbuluar se Veliaj i ka dhënë leje për një pallat familjes së gruas.
Kryebashkiaku firmosi një leje ndërtimi për pallat mbi pronën e gruas dhe vjehrrës së tij, e cila u transferua për 140 mijë euro kushëririt të saj, Valmir Xoxa – akademik dhe muzikant në bandën frymore të Bashkisë së Tiranës, në një transaksion për të cilin SPAK ngre dyshime se është fiktiv.
Po sot, biznesmeni Gentian Sula është paraqitur në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë.
Ndaj Erion Veliajt, rëndojnë akuza për korrupsion ne 9 raste dhe pastrim parash. Episodi i parë që përshkruhet në dosjen e akuzës është lidhja e çiftit Veliaj-Xoxa me biznesmenin Gentian Sula të Kodrës së Diellit.
Gentjan Sula dhe Erion Veliaj njihen që nga viti 2004 dhe kanë bërë të paktën 3 udhëtime me charter jashtë vendit. Po ashtu, rezulton se kur Erjon Veliaj ishte ministër i Punës, ka punësuar bashkëshorten e Gentjan Sulës si zv.ministre.
SPAK thotë se kompania “Agi Kons” e Gentjan Sulës ka përfituar leje ndërtimi dhe tendera pranë Bashkisë së Tiranës dhe në këmbim i ka dhënë çiftit Veliaj-Xoxa një vilë në “Marea Resort” në Qerret të Kavajës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



