E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NDRYSHON ABONEJA, JA ELEMENTËT QË I SHTOHEN
Publik News

NDRYSHON ABONEJA, JA ELEMENTËT QË I SHTOHEN

Biletat e pajtimit mujor për transportin publik në qytet që njihen ndryshe si abone do të ndryshojnë. Tashmë në to do të shtohen edhe elementë të tjerë. Përveç fotos në abone do të jetë e vendosur edhe numri i kartës së identitetit të përdoruesit.

Ky ndryshim i ri vjen pas udhëzimit të ministrit të Infrasktukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri.

Udhëzimi si mëposhtë:

Numri i ID-së do të vendoset poshtë fotografisë, që gjithashtu është e detyrueshme.

Përveç këtij ndryshimi, udhëzimi përcakton edhe elementët e tjerë që duhet të përmbajnë abonetë, duke përfshirë çmimin si dhe llojin e biletës së pajtimit mujor, që mund te jetë e përgjithshme, studenti apo emërtimi për linjën në të cilën ajo vlen.

Ky udhëzim, vjen pas një debati të zhvilluar rreth një vit më parë për përdorimin e të dhënave personale.

dami.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.