E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshon orari i punës për administratën, ja çfarë do të ndodhë me pagat
Publik News

Ndryshon orari i punës për administratën, ja çfarë do të ndodhë me pagat

Qeveria ka kufizuar orarin e punës së administratës publike në kuadër të masave parandaluese ndaj koronavirusit.

Vendimin e ka marrë mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama, ku zyra do të jenë të hapura  deri në 13:00 të drekës, nga ora 16:00 që ishte deri më tani.

Ndërkohë është publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshon vendimin nr. 511, datë 24.10.2002, të Këshillit të Ministrave, për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore, të ndryshuar.

Gjithashtu në vendim thuhet se nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në këtë pikë, gjatë kësaj periudhe, ngarkohen të kryejnë çdo detyrë funksionale që iu ngarkohet nga eprori i drejtpërdrejtë apo titullari i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik.

Sakaq, bëhet me dije se këto masa kufizuese nuk do të prekin pagën e administratës publike.

Kujtojmë që disa ditë më parë, në kuadër të masave ndaj koronavirusit, disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama urdhëroi edhe ndalimin e përdorimit të makinave për të shkuar në punë për punonjësit e administratës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.