E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në 10 ditët e fundit në Shqipëri kanë ndodhur 54 aksidente rrugore
Publik News

Në 10 ditët e fundit në Shqipëri kanë ndodhur 54 aksidente rrugore

Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri në 10 ditët e fundit është vërtet i frikshëm, pasi mesatarisht shënohen rreth 5 aksidente në ditë.

Janë 54 aksidentet rrugore në 10 ditët e fundit, që për pasojë kanë lënë 8 viktima dhe 64 të plagosur.

Për ekspertët e sigurisë rrugore problemi kryesor mbeten drejtuesit e automjeteve.

“Është pakujdesia e drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të tjerë të rrugë që ndodhin këto aksidente. Duhet të bëjnë kujdes si shoferët dhe përdoruesit e tjerë si këmbësorët, çiklistët”.

Sipas ekspertëve, për shkak të fluksit të madh të automjeteve në zonat turistike, duhet të shtohen logjistike për të parandaluar aksidentet.

Ndërkohë në krahasim me një vit më parë, në 8 muajt e parë të këtij viti janë rejistruar 688 aksidente, 243 më pak se një vit më parë, por duhet marrë parasysh se për disa muaj Shqipëria ishte në karantinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.