E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në 24 orë policia pezullon 105 patenta
Publik News

Në 24 orë policia pezullon 105 patenta

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 105 leje drejtimi, nga këto 79 për shpejtësi tej normave të lejura dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Ndërsa 6 drejtues mjetesh u vunë në pranga, nga këta 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe tre për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia ka vendosur 1689 gjoba për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e larguara e manovra të rrezikshme në rrugë, shkelje të semaforit, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

“Policia Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të automjeteve që të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskat mbrojtëse, pasi do jenë në fokusin e kontrolleve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, me të gjitha mjetet logjistike që ajo ka në dispozicion.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe ciklistet, por dhe këmbësorët duhet të tregojnë kujdes maksimal përgjatë fundjavës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi trafiku në shumë akse rrugore do jetë i ngarkuar për shkak të festës dhe të lëvizjeve nga Tirana në drejtim të zonave të tjera të vendit”, apelon Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.