E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në 6 ditë protestë 93 të arrestuar dhe 314 të proceduar
Lajme

Në 6 ditë protestë 93 të arrestuar dhe 314 të proceduar

Deri më tani janë zhvilluar 6 ditë protesta nga qytetarët për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie. Vetëm në Tiranë në këto 6 ditë numri i të proceduarve në gjendje të lirë nga policia ka shkuar në 314 Persian dhe 93 të tjerë janë prangosur nga policia.

Mbi 93 të arrestuarit janë ngritur disa akuza dhe personat kanë pritur të dalin para gjykatës e cila ka caktuar masën e sigurisë për gjithsecilin. Mbi protestuesit janë ngritur disa akuza që nga shkatërrimi i pronës deri te kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë, që rrezikojnë dënime deri në 5 vite burg.

Në shumë raste prokuroria ka kërkuar vendosjen e masës “arrest me burg” duke patur parasysh provat e servirura nga policia, që janë kryesisht raportet e shërbimit si dhe fotot e videot nga protesta.

Për të miturit, të cilët kanë qenë të shumtë në numër në të gjitha rastet është gjykata me kërkesë të prokurorisë ka vendosur si masë “detyrim për tu paraqitur” ndërsa ta pakët kanë qenë protestuesit e arrestuar, për të cilët është vendosur të qëndrojnë pa afat në burg.

Në Gjykatën e Tiranës kanë dalë për katër ditë 87 të arrestuar nga të cilët 46 janë liruar me masën detyrim paraqitje. Për 11 janë dhënë arrest me afat 10 ditor dhe 15 ditor, pasi ka pas mungesë provash dhe prokuroria duhet të sjelle prova shtesë. Ndërsa 22 protestues janë lënë në arrest shtëpie dhe vetëm 7 në arrest me burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.