E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në Belgjikë , mbyllet kampionati i futbollit dhe shpallet skuadra kampione
Lajme

Në Belgjikë , mbyllet kampionati i futbollit dhe shpallet skuadra kampione

Kampionati në Superligën e Belgjikës me gjasë do të marrë fund prej situatës së Covid-19. Drejtorët e PRO League kanë rekomanduar që t’i vihet “kapak” këtij edicioni sipas renditjes aktuale.

Kësisoj, Club Brugge do të jetë kampion i Belgjikës, ndërsa Gent do të luajë parakualifikimet për Champions League. “HLB” raporton se rekomandimi duhet të ratifikohet në Asamblenë e Përgjithshme javën e ardhshme, ndërsa kjo pritet të jetë diccka formale.

Kështu kampionati në Belgjikë pritet të mbyllet vetëm me 29 javë të luajtura. Nuk dihet ende se si do të veprohet me dy ekipet e fundit në tabelën e renditjes, por gjasat janë që të mbeten në elitë, duke shtuar numrin e skuadrave që do të luajnë në edicionin e ri.

Renditja në Superligën e Belgjikës pas javës së 29-të:

1. Brugge Club 70 pikë

2. KAA Gent 55

3. Charleroi 54

4. Antwerp 53

5. Standard 49

6. KV Mechelen 44

7. KRC Genk 44

8. Anderlecht 43

9. Zulte Waregem 36

10. Excel Mouscron 36

11. KV Kortrijk 33

12. STVV 33

13. KAS Eupen 30

14. Brigada Cercle 23

15. KV Oostende 22

16. Waasland-Beveren 2

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.