E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Në burg, drejtorët dhe Erion Veliaj për inceneratorin që nuk ekziston!’
Lajme

‘Në burg, drejtorët dhe Erion Veliaj për inceneratorin që nuk ekziston!’

Këshilltarët e Partisë së Lirisë kanë protestuar sot përpara bashkisë së Tiranës për hetimet e njëanshme dhe të cunguara të SPAK-ut lidhur me aferën qindramilionë euro të inceneratorit të Tiranës, për të cilën ata bëjnë përgjegjës si ideator dhe përfitues, kryebashkiakun socialist Erion Veliaj.

Këshilltari Endrit Braimllari deklaroi se “Erion Veliaj nuk mund t’i ikë përgjegjësisë tij, firmave të tij, nga kjo aferë korruptive. Nuk mundet që drejtorët e bashkisë së Tiranës, me skenar të drejtpërdrejtë të Erion Veliajt, të shpëtojnë Erion Veliajn nga kjo aferë korruptive, pasi Erion Veliaj ka vepruar në bashkëpunim me ta dhe tanimë kjo është e verifikuar, ndaj ne kemi një apel që të kemi një hetim të thelluar për të shkuar tek përgjegjësi kryesor, tek Erion Veliaj.

Erion Veliaj ka pasur dijeni për inceneratorin e Tiranës, ka marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak; po me firmën e Erion Veliajn janë propozuar në komisionin e vlerësimit të ofertave dy drejtorët e tij, të cilët kanë mbrojtur drejtpërdrejt, aferën korruptive të Erion Veliajt dhe kanë mbrojtur porositë që jepte Erion Veliaj.

E kemi thënë edhe më parë që çështja e inceneratorit nuk duhet të jetë thjesht një çështje e izoluar, por duhet të ketë një hetim të thelluar, një hetim të fortë për të zbardhur të vërtetën sepse janë qytetarët e Tiranës, që me taksat e tyre paguajnë çdo ditë, faturat marramendëse të një inceneratori që nuk ekziston”, theksoi Braimllari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.